Altin Krasniqi: Vendimi në Hagë duhet të jetë i drejtë dhe i bazuar në fakte, jo në ndikime politike

Në një takim me përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Altin Krasniqi ka theksuar rëndësinë e një vendimi të drejtë dhe të paanshëm në proceset gjyqësore në Hagë, duke kërkuar që çdo vlerësim të bazohet vetëm në fakte dhe jo në ndikime politike. Ai u shpreh se lufta çlirimtare e Kosovës ishte luftë për liri dhe dinjitet, duke nënvizuar se e vërteta historike nuk mund të zbehet dhe duhet të mbrohet institucionalisht. Gjatë takimit me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, Krasniqi tha se pret që pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës të procedohet edhe Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Sipas tij, ruajtja e kujtesës historike dhe mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare përbëjnë përgjegjësi shtetërore dhe kombëtare, të cilat duhet të trajtohen me prioritet institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Kosova dhe Serbia të kthehen sa më shpejt në tryezën e dialogut dhe në zbatimin e marrëveshjeve

Presidenti i Bajram Begaj ka uruar për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit në Kosovë

Në mesazhin e tij, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për …