Airport Adem Jashari
MIT
mbpzhr 2018
kek
Fillimi / Lajmet / Ambasada amerikane në Beograd kërkon edhe një herë ndriçimin e vrasjes se Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi
Ambasada amerikane në Beograd kërkon edhe një herë ndriçimin e vrasjes se Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon edhe një herë ndriçimin e vrasjes se Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd, nëpërmjet një komunikate ka thënë se ndriçimi i vrasjes së tre shtetasve amerikanë 20 vjet më parë është përparësi në marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë. Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë. Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë. Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë. Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Qendrën e Numërimit e Rezultateve janë rinumëruar deri më tani 31 përqind e vendvotimeve pas vendimit të PZAP-it

Në QNR janë rinumëruar deri më tani 31 përqind e vendvotimeve pas vendimit të PZAP-it

Rreth 31 përqind e vendvotimeve janë rinumëruar deri më tani në Qendrën e Numërimit e ...