Brickos

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë nё Kosovё, Per Strand Sjaastad's

Kryekuvendari Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë nё Kosovё, Per Strand Sjaastad’s

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë nё Kosovё, Per Strand Sjaastad’s, me të cilin ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e projektit për digjitalizimin e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij, të financuar nga shteti norvegjez, në vlerë prej 2.5 milionë eurosh. Duke falënderuar ambasadorin Sjaastad’s, dhe shtetin norvegjez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, kryeparlamentari Veseli tha se me anё tё digjitalizimit tё legjislacionit, qytetarёt e Kosovёs, mediat, organizatat e shoqërisё civile, partitë politike, institucionet e ndryshme, do tё kenё qasje tё lehtё edhe tё menjёhershme tek ligjet e Kosovёs. Veseli tha se ky projekt, i modelit “Lowdata”, si njëri nga modelet më tё avancuara tё digjitalizmit tё ligjeve, tё zbatuar me dekada tё tёra nё shtetin e Norvegjisë, shënon hapin e parë të E-Qeverisjes nё Kosovё. Ai shtoi se nga sot, demokracia parlamentare e Kosovës është më afër trendeve bashkëkohore të legjislacionit dhe transparencës ndaj qytetarëve. Ambasadori norvegjez, Per Strand Sjaastad’s, nga ana e tij, theksoi se financimi i këtij projekti është konfirmim i mbështetjes së shtetit që ai përfaqëson, për reformat në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …