Sot pasdite në Tiranë mbahet protesta e katërt e opozitës edhe kësaj radhe e paralajmëruar si vendimtarja

Ambasada amerikane në Tiranë i bën thirrje qytetarëve të vetë që të evitojnë zonën e Kryeministrisë, për shkak të protestave

Përmes një njoftimi, Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qytetarëve amerikanë që të evitojnë zonën e Kryeministrisë, në orën 18:00, kohë kur do të mbahet edhe tubimi i opozitës. Në të njëjtën kohë ambasada kërkon nga shtetasit amerikanë që po ashtu të evitojnë edhe zonat përreth Kryeministrisë dhe parlamentit. Kjo nuk është hera e parë që në protestat e opozitës, ambasada amerikane u kërkon shtetasve të saj të qëndrojnë larg vendit të tubimeve, për shkak të akteve të dhunës që në të gjitha rastet  kanë karakterizuar protestat e opozitës së bashkuar, për rrëzimin me dhunë të Qeverisë, të cilën e mbështet, Amerika dhe BE-ja.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …