Ambasada e SHBA-ve inkurajon qytetarët për të votuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë. Nëpërmjet një shkrimi në mediet elektronike, kjo ambasadë ka shkruar se e ardhmja e Kosovës është në duart e qytetarëve të saj. “Në Ditën e Shën Valentimit tregoni dashurinë për vendin dhe familjen tuaj. Votoni! E ardhmja e Kosovës është në duart tuaja”, shkruan në postimin e Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …