Ambasadori Abott, ndihet i lumtur për vlerësimin që i është bërë Qendrës për Trajnim për Kërkim Shpëtimi e FSK-së

Ambasadori Abott, ndihet i lumtur për vlerësimin që i është bërë Qendrës për Trajnim për Kërkim Shpëtimi e FSK-së

Ambasadori britanik në Kosobë, Nicholas Abott ka thënë se po ndihet i lumtur për vlerësimin që i është bërë Qendrës për Trajnim për Kërkim Shpëtimi e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga botimi i fundit i revistës nga Mbretëria e Bashkuar Crisis Response Journal. “Jam shumë i lumtur të shoh që Qendra për Trajnim për Kërkim Shpëtimi e Forcës së Sigurisë së Kosovës të marrë vlerësimin e merituar nga botimi i fundit i revistës nga Mbretëria e Bashkuar Crisis Response Journal. Mundësitë dhe ekspertiza e QKTSH-së veç se kanë pasur ndikim pozitiv edhe përtej kufinjve të Kosovës. Pasi është e njohur edhe në regjion, vendet fqinje po dërgojnë trupat e tyre për t’u trajnuar në Qendër. “QKTSH është zhvilluar në një nga të arriturat më të mëdha të FSK-së dhe të Republikës së Kosovës. Tani ofrojnë mbi 20 kurse të ndryshme duke përfshirë reagim në fatkeqësi, komanda për incidente, shpëtim në ujë, mbijetesë në dimër dhe male, negociata në raste me pengje dhe studimet e terrorizmit.” – Crisis Response Journal” shkruar ambasadori në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …