Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar ditën e Pavarësisë së Amerikës

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier ka bërë përpjekje ta bind Albin Kurtin për ta tërhequr policinë nga veriu

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha  se në takim kanë folur në mënyrë specifike për situatën aktuale në veri të Kosovës. Hovenier  i ka ripërsëritur Kurtit qëndrimin dhe kërkesat e Uashingtonit zyrtar  të cilat janë shprehur edhe nga sekretari amerikan, Antony Blinken, duke shtuar se është urgjente të merren hapa për shtendosje  të situatës. Për të arritur këtë tre kryetarët duhet të punojnë në objekte alternative dhe Policia e Kosovës të largohet nga objektet e komunave. I pyetur nëse kanë arritur që ta bindin kryeministrin Albin Kurit për një gjë të tillë, Hovenier ka thënë se s’mund të thotë që ia ka ndërruar Kurtit mendjen, por i kam përsëritur qëndrimin amerikan për atë çfarë duhet të ndodhë, e që është se ne nuk shohim nevojë që në këtë kohë tre kryetarët të ushtrojnë detyrën e nga ato objekte dhe nuk besojmë që do të jetë kontribuese që policia e kosovës të jetë në objekte”, ka thënë Hovenieri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …