Forcat paqeruajtëse të KFOR-it do të zhvillojnë një stërvitje të provave operacionale, të quajtur " OPREH Level II "

Për shkak të tensioneve në veri, NATO-ja ka vendosur të sjellë në Kosovë edhe 700 ushtarë

Si rezultat i tensioneve në veri të Kosovës, NATO-ja ka vendosur të dislokojë edhe  700 ushtarësh. Admirali i NATO-s Stuart Manë ka bërë me dije se edhe një batalion tjetër rezervë është vendosur në gjendje gatishmërie, nëse do të jetë e nevojshme. Por, a do të përfshijë kjo rritje e trupave të NATO-s edhe ushtrinë amerikane. Sekretari amerikan, Antony Blinken është përgjigjur në këtë pyetje gjatë konferencës  për media nga Oslo. Ai ka thënë se Amerika veçse ka trupa në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it dhe nuk mendon që do të ketë rritje të trupave amerikane në Bondsteel. Më tutje, ai ka thënë se ajo që është më e rëndësishmja, është që palët të de-eskalojnë, të ndalojnë se bëri veprime të njëanshme dhe të kthehen në procesin e dialogut të drejtuar nga BE-ja. Blinkeni ka potencuar se kjo është ajo që ShBA-ja presin të shohin në ditët dhe javët në vazhdim. Kjo është ajo që kërkojmë fuqishëm nga palët të bëjnë. Këto janë pritjet tona për të parë në ditët dhe javët në vazhdim, ka thënë, sekretari amerikan, Antony Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …