Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, nuk mbështet modelin gjermano francez për Kosovën

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, duke komentuar ‘modelin gjerman—francez”, që po diskutohet si një propozim i Gjermanisë dhe Francës në dialogun Kosovë-Serbi, është shprehur se Amerika  pret që të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër. Ai është pyetur nëse do ta mbështeste SHBA-ja një marrëveshje që nuk do të ketë në qendër njohjen reciproke. “Si pikë e parë, do të them se është e vështirë për mua të flas për propozime specifike që janë bërë publike apo thuhet se janë publike. Por, do të përmendja dy gjëra. E para: administrata Biden ka qenë mjaft e qartë sesi e shohim përfundimin e këtij procesi. Ne presim që të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve, me njohjen reciproke në qendër. Kjo është komunikuar në vazhdimësi nga kjo administratë. Kjo mbetet gjendja përfundimtare, të cilën ne e dëshirojmë dhe për këtë jemi të përkushtuar”, ka thënë ambasadori Hovenier në emisionin “Contex” të ATV-së. Hovenier ka deklaruar se  as Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm t’i pranojë dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …