leoni

Belind Këlliçi i PD-së, fjalimin e Edi Ramës e quan: “Fjalim i turpshëm, arrogant dhe me tone fyese” kundër Këshilli të Evropës

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka bërë të ditur se Komisioni Presidencial ia ka refuzuar ftesën   kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për një darkë pune. Sipas Këlliqit shkak për anulimin e ftesës është bërë, sikur thotë ai,   “fjala e turpshme, arrogante dhe me tone fyese” e kryeministrit Rama, teksa paraqiti rezolutën kundër raportit të Dick Marty për pretendimet e tij për krime lufte nga liderët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë. Kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që t’i rrëzojë akuzat kundër Kosovës dhe ta pranojë kërkesën e Shqipërisë për një raport vijues ndaj atij të Dick Martyt. Kreu i qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Martyt, për t’i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …