Ambasadori britanik Hargreaves pas takimit me Kurtin: Inkurajova formimin e shpejtë të qeverisë së re

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se ka inkurajuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që të nxitë formimin e qeverisë së re sa më parë. Deklarata erdhi pas një takimi të zhvilluar të hënën në Prishtinë, ku ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian u mblodhën me Kurtin. Hargreaves theksoi rëndësinë e veprimit të shpejtë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ai theksoi nevojën për progres në çështje thelbësore si zhbllokimi i financimeve dhe përparimi në rrugën drejt integrimit euroatlantik. “E inkurajova për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj, duke bërë progres në çështjet jetike, siç është zhbllokimi i financimit dhe procedimi drejt integrimit euroatlantik”, u shpreh ambasadori britanik.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …