leoni

Ambasadori Held: Përfituesit më të mëdhenj të Parkut për Inovacion dhe Trajnim do të jenë gjeneratat e reja

Ambasadori Held: Përfituesit më të mëdhenj të Parkut për Inovacion dhe Trajnim do të jenë gjeneratat e reja

Ambasadori gjerman në Kosovë, Cristian Held, ka marrë pjesë në inaugurimin e Parkut për Inovacion dhe Trajnim në Prizreni, i vendosur në vendin që dikur ishte bazë e KFOR-it gjerman, ka thënë se është i lumtur që kjo është arritur, dhe se kosovarët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga ky park. Ai ka thënë se me realizimin e këtij parku përfituesit më të mëdhenj do të jenë gjeneratat e reja në Kosovë dhe se lansimi i tij do të jetë një ndihmës e madhe për ekonominë kosovare. Ambasadori ka theksuar tutje se për arritjen e jetësimit të këtij parku duhet bërë shumë falënderime, pasi që puna drejtë realizimin të tij ishte vite më parë. Në fund të fjalimit Held ka potencuar se sfidat e mëdha asnjëherë nuk arrihen vetëm, por se gjërat e mira si kjo arrihen së bashku.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …