Masakra e Dubravës

21 vjet nga masakra në burgun e Dubravës ku forcat sebe likuiduan në mënyra të ndryshme mizore 150 shqiptarë

Më 19 maj të vitit 1999 në burgun famëkeq të Dubravës, kur serbët mbanin në arrest qindra shqiptarë, kishte filluar ploja mizore e ushtarëve dhe policëve serbë kundër të  burgosurve shqiptarë. Aeroplanët e NATO-s kishin goditur atë shënjestër të ushtrisë serbe, pa ditur se ishte kamp ku torturoheshin dhe mbaheshin në burg shqiptarët. Gjatë tri ditëve serbët likuiduan në mënyra të ndryshme mizore 150 shqiptarë ndërsa ishin plagosur qindra të tjerë. Ky akt i shëmtuar në radhën e sa e sa akteve të tjera të mizorisë serbe ka mbetur i pandëshkuar nga gjykatat e UNMIK-ut, të EULEX-it, gjykatat vendore apo gjykata e Hagës.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …