Ambasadori Heldt: Rritja e numrit të rasteve të prekur në Kosovë me virusin korona nuk është gjë e mirë

Ambasadori Heldt: Rritja e numrit të rasteve të prekur në Kosovë me virusin korona nuk është gjë e mirë

Ka shkuar në 387 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, teksa mbrëmë u konfirmuan edhe 10 raste të reja. Kjo po cilësohet si diçka jo e mirë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka thënë se edhe BE-ja është duke kaluar një kohë të rëndë. Por sidoqoftë, Heldt ka thënë se distanca sociale, po tregohet si një formë efektive për parandalimin e COVID-19. “Shtetet e BE-së po kalojnë në një periudhë të vështirë me mbyllje të mëdha, ashtu si në të gjitha shtetet e botës. Por, po shihet se distanca sociale është formë efektive, gjithashtu edhe në Gjermani. Rritja e numrit të rasteve në Kosovë nuk është gjë e mirë. Secili mund të tregojë përgjegjësi duke i marrë masat e sigurisë”, ka shkruar Heldt.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj: Ndërrimi i personit nuk e rinis afatin gjashtëmujor për ushtruesin e detyrës së presidentit

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se kufizimi kushtetues …