Brickos

Ambasadori i Finlandës në OKB, Kai Sauer, ka deklaruar se nuk është më e nevojshme prania e OKB-së në Kosovë

Ambasadori i Finlandës në OKB, Kai Sauer, ka deklaruar se nuk është më e nevojshme prania e OKB-së në Kosovë

Në një intervistë për Institutin West në New York, lidhur me rolin që duhet të luajë OKB në të ardhmen, ambasadori i Finlandës në OKB, Kai Sauer thotë se OKB duhet të fokusohet në rajone të tjera dhe jo në Ballkanin Perëndimor.“Kosova është një lloj mikrokozmosi i politikës ndërkombëtare dhe zhvillimit të saj.  Politika ndërkombëtare nuk ka funksionuar që nga fillimi, ka pasur tensione midis Rusisë dhe fuqive perëndimore, gjë që e ka përkeqësuar situatën, duke pasur ndikim direkt mbi të. Kjo bëri që kosovarët dhe serbët të avanconin me politikat e tyre dhe palët punuan kundër njëri tjetrit,” tha ai. Kai Sauer, ka pasur angazhim të gjatë në rajonin e Ballkanit. “Kosova ka qenë një operacion special, një operacion pionier në atë kohë, sepse kombinonte disa organizata ndërkombëtare, OKB, në qendër të saj, Bashkimin Evropian që merrej me ekonominë si shtyllë kryesore, OSBE që merrej me demokratizimin dhe NATO, KFOR-i, që merrej me sigurinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …