Ambasadori i italian në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, konfirmon mbështetjen e Italisë për FSK-në

Ambasadori i italian në Kosovë Piero Cristoforo Sardi, konfirmon mbështetjen e Italisë për FSK-në

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovës Piero Cristoforo Sardi. Berisha dhe Sardi kanë biseduar për bashkëpunimin e mirë dhe produktiv në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Italisë. Ministri Berisha shprehu falënderimin e tij për popullin dhe Qeverinë e Italisë për gjithë ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të kontingjenteve ushtarake në kuadër të KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vendin tonë. Berisha e njoftoi diplomatin italian mbi zhvillimet në FSK  dhe planet për të ardhmen, duke potencuar faktin se çështje imediate është transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura, për të cilën institucionet më të larta vendore marrin vendim, atëherë kur të arrihet konsensusi i plotë brenda vendit dhe koordinim me partnerët strategjikë dhe vendet mike të Republikës së Kosovës. Ambasadori  Sardi  konfirmoi qëndrimin e shtetit italian për vazhdimin e bashkëpunimit si dhe konkretizimin e tij me aktivitete dhe shkëmbime të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …