Kosnett apelon sërish deputetët që mos ta votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Ambasadori Kosnett apelon deputetët që mos ta votojnë Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një shkrim të tijin autorial të publikuar në faqen e Ambasadës së SHBA-së ka shprehur qëndrimet e tij në lidhje me Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, duke thënë se “në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë”. Kosnett ka shkruar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër UÇK-së”, përkundrazi, ka vazhduar ai, E kuptojë se sot Kosova nuk do të ishte shtet i pavarur pa përpjekjet e UÇK-së dhe organizatave të tjera rezistuese. “Çështja themelore që rrezikohet me të është se e minon lirinë e shprehjes. Edhe pse do të ishte Gjykata Kushtetuese e Kosovës ajo që do të përkufizonte nëse ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës, unë besoj se të paktën ai bie ndesh me frymën e atij dokumenti. Nëse kritika ndaj klasave të caktuara të njerëzve, organizatave dhe interpretimeve të historisë bëhet vepër penale, siç propozohet me ligj, atëherë kjo do të prodhonte efekt rrëqethës mbi lirinë e shprehjes. Do të frikësonte qytetarët – të çfarëdo etnie – që duan të ofrojnë pikëpamje apo interpretime përtej të zakonshmes, do të shkaktonte hije frike dhe pasigurie për fjalimet politike dhe do të çelte derën për ngritje tekanjoze ose selektive të akuzave”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …