Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Hoxha në takim vlerësoi lart bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Mbretëria e Bashkuar për Kosovën në zhvillimin e vendit dhe përkrahjes në arenën ndërkombëtare. Në takim, u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, dhe për reforma të rëndësishme e mëse të duhura veçanërisht për sundimin e ligjit. Ambasadori O’Connell ia konfirmoi ministres Hoxha përkrahjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe ritheksoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Qeverisjen do ta bëj bashkë me qytetarët, njëjtë si programin tim
Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vazhduar punëtoritë me qytetarë për programin e …