Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë viziton AKK-në

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë viziton AKK-në

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës z. Per Strand Sjaastad ka vizituar Agjencinë Kadastrale të Kosovës, ku është pritur nga Kryeshefi i AKK-së Prof. Dr. Murat Meha dhe Udhëheqësi i Zyrës për Koordinimin e Projekteve z. Muzafer Çaka. Duke e ditur se Mbretëria Norvegjeze është një nga përkrahëset më të mëdha të Agjencisë Kadastrale të Kosovës qysh nga vetë themelimi i AKK-së 15 vite më parë, qëllimi i takimit ishte prezantimi i të arriturave të AKK-së që vijnë si rezultat i këtij bashkëpunimi. Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha, në takim prezantoi të arriturat dhe sfidat e përgjithshme të AKK-së gjatë kryerjes së punëve të përditshme në fushën e administrimit të tokës, kadastrës, hartografisë dhe mirëmbajtjes së bazës qendrore të regjistrave pronësorë.

Po ashtu, në takim z. Meha prezantoi dhe emëroi secilin nga projektet e realizuara me përkrahje të Qeverisë Norvegjeze, respektivisht Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Katverket”, në mesin e të cilave më të rëndësishme janë aplikacioni për mirëmbajtjen e regjistrave pronësorë “Sistemi i Informacioneve Kadastrale për Tokën në Kosovës”, aplikacionin për administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesës grafike të të dhënave kadastrale dhe pronësore (Harta Kadastrale), Gjeoportalin Shtetërorë, Sistemin e Unifikuar të Adresave dhe vendosjen e shenjave me emra rrugësh dhe numrave të adresave nëpër shumë Komuna të Republikës së Kosovës, Strategjinë për TI 2010- 2015, Sistemin për Komunikim nga Distanca mes nivelit Qendror dhe atij Lokal kadastral, Matjet Absolute Gravimetrike etj. Po ashtu, Kryeshefi i AKK-së e njoftoi Ambasadorin Norvegjez që përkrahja e dhënë nga Qeveria e Norvegjisë ka përfunduar dhe këtë e prezantoi si një sfidë të madhe për Agjencinë. Ndërsa Ambasadori z. Per Strand Sjaastad u tha se mundësitë e vazhdimit të përkrahjes do të trajtohen. Po ashtu, Ambasadori vlerësoi të arriturat e AKK-së, duke thënë se institucioni që ai përfaqëson ndihet krenar me rezultatet që AKK ka arritur përmes përkrahjes së Qeverisë Norvegjeze.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …