Engel

Ambasadorja Çitaku ka falënderuar kongresistin Engel për kontributin që ka dhënë për Kosovën dhe shqiptarët

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka falënderuar kongresistin Eliot Engël për kontributin që ka dhënë për Kosovën dhe shqiptarët. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasadorja Çitika i ka uruar fat të mbarë kongresistit Eliot Engël, mikut të shqiptarëve që do të largohet nga kongresi amerikan dhe ka shkruar se sa herë është takuar me demokratët apo republikanët, ata kanë pohuar se dijnë shumë për Kosovën.  “Teksa përfaqësoja Kosovën në Uashington kam takuar shumë zyrtarë amerikanë, Demokratë dhe Republikanë. Të gjithë më përshdetnin mua me të njëjtin sentiment: Oh, ti je ambasadorja e Kosovës? Ne dijmë shumë për shtetin tuaj. Engel flet për të gjatë gjithë kohës”, ka shkruar ambasadorja, Vlora Çitaku duke e falënderuar kongresissitn Eliot Engel për kontributin e tij për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …