vipa
driloni com
Fillimi / Lajmet / Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, Anne Huhtamaki: Liberalizimi i vizave është në duart e Kosovës
Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, Anne Huhtamaki: Liberalizimi i vizave është në duart e Kosovës

Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, Anne Huhtamaki: Liberalizimi i vizave është në duart e Kosovës

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki, ka thënë se është tejet e rëndësishme që institucionet e shtetit të Kosovës janë zotuar për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Sipas saj, Kosova mund të ecë përpara në agjendën e saj evropiane në fuqizimin e shtetit ligjor. “Ka qenë kënaqësi të takohem me ministrin e ri të Drejtësisë , i cili është i përkushtuar në fuqizimin e shtetit ligjor. Sundimi i shtetit ligjor nënkupton angazhim aktiv jo vetëm të vendimmarrësve, por edhe nga gjithë qytetarët. Inkurajojë Kosovën që të vazhdojë me reforma. Kosova ka legjislacion modern, por që duhet të zbatohet”, ka thënë ajo për televizionin publik. Duke folur rreth liberalizimit të vizave, ambasadorja finlandeze deklaroi se Kosova dhe BE janë pajtuar rreth kushteve për liberalizimin e vizave.“Tash është në duart e Kosovës që të kryejë pjesën e vet. Janë dy kushte:Ratifikimi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe çështja e zgjidhjes së lëndëve në gjykata për të parandaluar korrupsionin. Kosova duhet t’i plotësojë këto kushte”, deklaroi ajo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”, në Lypjan, u përurua libri, “Januz Bajçinca me bijtë Ruzhdiun dhe Nebihun”

Sot në Shtëpinë e Kulturës, “Tahir Sinani”  në Lypjan, është përuruar libri: “Januz Bajçica me ...