Prishtine - Beograd

Amerika, BE-ja dhe Rusia mund të përfshihen në procesin përfundimtar të dialogut Kosovë-Serbi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  po e shqyrtojnë  mundësinë për një  përkrahje më të fuqishme në procesin e dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë. në Bruksel, ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë pas kërkesës që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë Uashingtonit zyrtar lidhur me  përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në dialog. Analistët e çështjeve ndërkombëtare pjesëmarrjen amerikane në dialog e kanë cilësuar tejet të rëndësishme, e cila, sipas tyre, do ta ndihmonte përparimin e dialogut në fazën përfundimtare. Në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë përveç Amerikës pritet të përfshihen edhe Gjermania, në emër të BE-së, por në një rast të tillë mund të përfshihet edhe Rusia me kërkesë të palës serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …