Amerika kërkon nga Rusia, Assadi dhe Irani të tregohen "të mëshirshëm" në Halep

Amerika kërkon nga Rusia, Assadi dhe Irani të tregohen “të mëshirshëm” në Halep

Sulmet  masive të forcave ruse të forcave të Assadit dhe forcave policore e ushtarake të Iranit kundër kryengritësve  në Halep, kanë bërë që   sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, të kërkojë nga ata që të tregojnë “pak mëshirë” kundër forcave kryengritëse, në mesin e tyre edhe sirianë të mashtruar të Opozitës, të cilët i kishte stërvitur dhe mbështetur vetë Amerika, e cila tani në vend të ndihmës konkrete, kërkon mëshirë për ta nga Rusia e Irani.  Kerry, tha se “Rusia dhe Bashar al-Assad, e kanë momentin të tregojnë pak mëshirë pasi janë në pozitë dominuese”. Ofensiva e përbashkët e Rusisë, Iranit dhe forcave kriminale assadiste, me armatim nga ajri dhe raketa me rreze të gjatë të veprimit  kanë rrënuar  në tërësi pjesën më të madhe të Halepit, qyteti i dytë në vend për nga numri i banorëve pas Damaskut. Burimet botërore të lajmeve nuk janë në gjendje të japin shifra për pësimet në njerëz që konsiderohen me dhjetëra mijëra, për shkak se sulmet nga të gjitha anët nuk pushojnë për asnjë çast ditën as natën.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …