Rex Tillerson

Amerika nuk bashkëpunon me ushtrinë ruse në Siri derisa Moska përkrah Assadin dhe nuk pranon opozitën

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se SHBA nuk do të pajtohet të bashkëpunojë me ushtrinë ruse në Siri derisa Moska e pranon se jo të gjitha grupet opozitare siriane janë terroristë. Gjatë një takimi me homologët nga Franca, Gjermania, Turqia dhe vende të tjera në margjinat e samitit të G20-ës në Bon, Tillerson ka thënë se administrata e Trumpit përkrahë përpjekjet e OKB-së për të arritur paqe në Siri përmes negociatave që pritet të vazhdojnë më 23 shkurt. Diplomatët thonë se gjatë takimit, Tillerson ka përmendur se përkrahja e Moskës për qeverinë siriane, që të gjitha grupet opozitare i trajton si “terroristë” do e bënte bashkëpunimin në mes të Moskës dhe Uashingtonit të vështirë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …