Bisedimet për themelimin e qeverisë mes LSDM-së dhe partive shqiptare mund të dështojnë për gjuhën shqipe

Takimi i partive parlamentare shqiptare mbahet në hotelin “Arka”, në Shkup

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti merr pjesë në takimin e sotëm të partive parlamentare shqiptare që do të mbahet në hotelin Arka në Shkup. Takimi i dytë i partive parlamentare është thirrur nga Aleanca për Shqiptarët si obligim nga Deklarata e Përbashkët e firmosur në Tiranë dhe si vazhdimësi e takimit të pare të thirur nga Ali Ahmeti në Aleksandar Palas në Shkup. Në takimin e parë, koalicioni Rilindje me Besë nuk mori pjesë dhe pritet të shihet nëse do të bojkotojnë edhe takimin e sotëm edhe pse Deklarata e firmosur në Tiranë nga të gjitha partitë obligon pjesëmarrjen dhe mbështetjen e ndërsjellë. Thuhet se çështjet që do të trajtohen në takim janë Deklarata e Përbashkët, Ligji për Gjuhën, ecuria e negociatave dhe jo nënshkrimet për marrjen e mandatit nga opozita maqedonase. Partitë shqiptare janë deklaruar disa here që nënshkrimet mund të jepen vetëm pas marrëveshjes së plotë dhe zotimit për votim të Ligjit për gjuhën para zgjedhjes së Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …