Brickos

Amerikanët sot do të vendosin se cili do të jetë kryetar i ardhshëm i shtetit më të fuqishëm në botë

Amerikanët sot do të vendosin se cili do të jetë kryetar i ardhshëm i shtetit më të fuqishëm në botë

Sot amerikanët  me votën e tyre do të vendosin se cili prej dy kandidatëve do të jetë kryetar i Amerikës, Hillary Klinton nga radhët e demokratëve  apo Donald Trump nga radhët e republikanëve. Kandidatja e demokrate për kryetare të Amerikës Hillary Clinotn është në udhëheqje tre për qind në raport me kundër-kandidatin republikan Donald Trump, kanë thënë rezultatet e anketës që e kanë bërë “Bloomberg” dhe Instituti për hulumtim të opinionit “Selzer&Co”. Hulumtimi më i fundit, njofton Reuters, ka treguar se Clinton ka mbështetjen e 44 për qind nga të pyeturit, ndërsa Trump 41 për qind. Në SHBA, nesër, 225 milionë amerikanë me të drejtë vote, do të vendosin ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit. Anketat e javës së shkuar bërë nga “Washington Post” dhe TV ABC kanë treguar se Hillary Clinton udhëheq 5 për qind (48-43).  Sipas anketës NBC dhe “Wall Street Journal”, Clinton udhëheq 4 për qind më raport me Trumpin.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesi i Anglisë në KS të OKB-së, shprehu mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin dhe Pavarësinë e Kosovës

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur qartë mbështetjen e vendit të tij për sovranitetin …