Ana Bernabiq

Ana Bërnabiq, kërkon nga Quinti dhe anëtaret e G7-ës të mos e mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se presin nga vendet e Quintit dhe anëtaret e G7-së që të mos e mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE). Aplikimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, serbja Bernabiq e konsideron  si “kulm të cinizmit”. Ata po aplikojnë në një institucion, qëllimi përfundimtar i të cilit është respektimi i të drejtave të njeriut, mbrojtja e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ky është kulmi i cinizmit, jo shkelje e marrëveshjes sepse jemi mësuar me të. Ata tashmë kanë thënë se nuk kanë ndërmend të respektojnë marrëveshjen e Brukselit. Kosova po aplikon në Këshillin e Evropës për ata që kanë anuluar të gjitha të drejtat e serbëve nga Kosova. Unë jam veçanërisht e interesuar të shoh se si do të përgjigjen vendet e Quintit”, u shpreh zonja Bernabiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …