Eduard Jospeh: Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor

Analisti, Eduard Xhozef ka vlerësuar se njohja e Kosovës nga Ukraina do të sillte edhe njohje tjera

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduard Xhozef, ka vlerësuar se njohja e Kosovës nga Ukraina do të sillte edhe njohje tjera si dhe do t;ia hapte rrugën asaj për anëtarësim në NATO. Duke komentuar deklaratën e presidentin të Ukrainës, Vladimir Zelenski se Rusia po përpiqet ta nis një luftë në Ballkan, analisti, Eduard Xhozef i është drejtuar atij duke i thënë se ai ka mundësinë për ta parandaluar këtë duke marrë vendim për njohjen e Kosovës. “Zotëri President, ju e keni fuqinë për të ndalur agjendën ruse në Ballkan duke e njohur Kosovën. Nuk do të humbisni armatimin nga Serbia. Njohja e Kosovës nga Ukraina do të katalizojë lëvizjen vendimtare të Serbisë drejt Perëndimit” ka shkruar në platformën X të rrjetit social, ligjëruesi në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph. Ai ka shkruar më tutje se “është Kievi që është në pozicionin më të mirë për të afirmuar rendin perëndimor duke njohur Kosovën. Njohja e Ukrainës mund të zhbllokojë rrugën e Prishtinës drejt NATO-s, të çojë përpara përpjekjen intensive diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës dhe t’i shkaktojë një goditje të rëndë presidentit rus Vladimir Putin”.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …