RTK-ja

Anëtarët e Bordit të RTK-së marrin 20 herë më shumë paga sesa kolegët e tyre në Slloveni

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka  reaguar kundër  pagave tejet të larta  të Bordit të RTK-së krahasuar me Transmetuesit Publik të rajonit dhe me gjerë. Sipas raportit të publikuar më 16 dhjetor 2016, Bordi i drejtorëve të RTK-së është shumëfish më i paguar se bordet e transmetuesve publikë të Hungarisë, Sllovenisë, Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi etj. Bordi i RTK-së merr mbi 20 herë më shumë pagë se bordi i Transmetuesit Publik në Slloveni. Një anëtar në Bordin e Transmetuesit Publik në Slloveni paguhet vetëm 55 euro për takim që mesatarisht mbahet një herë në muaj ndërsa një anëtar i bordit të RTK-së paguhet 1.156 euro. Ky shembull tregon më së miri se si e derdhin dhe e shpenzojnë paranë publike mujsharët e Qeverisë, duke mbajtur nën kontroll RTK-në, e cila konsiderohet  si medium publik dhe financohet me paratë e taksapaguesve të Kosovës, si dhe me reklama dhe donacione të shumta.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …