Anëtari i Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, po akuzohet për sulm ndaj të dëmtuarit, Adnon Berisha

Anëtari i Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, në rastin ku po akuzohet për sulm ndaj të dëmtuarit, Adnon Berisha, ka thënë se nuk ka përdorur forcë fizike në kuptim të dhunës ndaj të dëmtuarit, por vetëm e ka shtyrë nga mbrapa. I akuzuari Kurteshi, gjatë dhënies së mbrojtjes së tij, ka treguar për ditën kritike që ka ndodhur më 25 gusht 2021, në të cilën ditë ai tha se në KQZ ka pasur një mbledhje të Komitetit të Auditimit, ku i njëjti është kryesues. Në momentin kur kishte hyrë në korridor të selisë së KQZ, Kurteshi tha se kishte parë një person tek aparati i kafes i cili kishte qenë pa maskë (në kohën e pandemisë. Dëshmitari Mustafa ka thënë se tani i dëmtuari Berisha atë ditë ka qenë tek aparati i kafes kur më pas kishte ardhur i akuzuari Kurteshi i cili sipas tij kishte filluar të bërtas për shkak të mos vendosjes së maskës. Konkretisht, i akuzuari Kurteshi i kishte thënë të dëmtuarit “qetash ju kallzoj kush jom unë, dilni krejt jashtë, keni me pa ju qetash”. Pas këtyre fjalëve, ai tha se i akuzuari e ka shtyrë të dëmtuarin me dy duar në shpinë për ta larguar jashtë. Se a është goditje saktë nuk mund të them, por shtyrje po”, tha dëshmitari Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti, falënderoi partnerët perëndimorë për qëndrimin pro Kosovës, në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Kryeministri, Albin Kurti, ka falënderuar partnerët perëndimorë për qëndrimin e tyre në krah të Kosovës, …