Turqia rinisë operacionin kundër forcave kurde në veri të Sirisë, të martën, nëse ata nuk tërhiqen

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Ankaraja do të rinisë operacionin kundër forcave kurde në veri të Sirisë të martën në mbrëmje, nëse ato nuk tërhiqen nga “zona e sigurt”. Turqia, me këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara u pajtua të enjten për të ndërprerë ofensivën derisa luftëtarët kurdë të tërhiqen rreth 30 kilometra larg kufirit të saj. “Nëse premtimet mbahen deri të martën mbrëma, zona e sigurt do të zgjidhet. Nëse dështojnë, operacioni do të rinisë sapo të bëhen 120 orë”, tha Erdogan. Ai shtoi se forcat e armatosura turke do të mbeten në rajon, pasi siguria e kërkon një gjë të tillë. Por, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut – grup që monitoron luftën në Siri – tha se sulmet ajrore të Turqisë kanë vazhduar edhe të premten në fshatin Bab al-Kheir. Sipas Vëzhguesit, 14 civilë janë vrarë. Turqia e ka nisur operacionin e saj më 9 tetor për të pastruar, zonën e saj kufitare nga terroristët. (ReL)

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …