Erdogan

Ankaraja zyrtare nuk u jep dritë jeshile për anëtarësim në NATO vendeve që vendosin sanksione kundër Turqisë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, tha se Ankaraja zyrtare nuk u jep  dritë jeshile për anëtarësim në NATO  vendeve që vendosin sanksione kundër saj raporton Anadolu Agency. “Ne nuk do t’u thoshim ‘po’ atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë për t’iu bashkuar NATO-s,” tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij algjerian Abdelmexhid Tebbun,  në Ankara. Turqia, është vend  anëtar i NATO-s për 70 vjet dhe si të  gjithë anëtarët e saj, duhet të miratojë pranimin e çdo shteti të ri në aleancë. Ai kritikoi gjithashtu Finlandën dhe Suedinë se nuk kanë një qëndrim të qartë kundër grupeve terroriste. Për dekada të tëra Suedia dhe Finlanda morën një qëndrim neutral të politikës së jashtme në rajon, por lufta në vazhdim e sipër midis Rusisë dhe Ukrainës që filloi më 24 shkurt shkaktoi një ndryshim në qasjen e tyre, e tani opinioni dhe shumica e politikanëve favorizojnë anëtarësimin në aleancën e NATO-s. Megjithatë, Suedia dhe Finlanda, të cilat kanë deklaruar synimin e tyre për të kërkuar anëtarësimin në NATO, nuk i janë përgjigjur pozitivisht kërkesave të Turqisë, një anëtare e NATO-s për mbi 70 vjet, për ekstradimin e gjithsej 33 terroristëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …