Antony Blinken

Antony Blinken: Bashkimi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës me Rusinë nuk do të njihet kurrë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është cituar të ketë deklaruar se Bashkimi i territoreve në lindje dhe në jug të Ukrainës me Rusinë nuk do të njihet kurrë. Ky reagim u publikua pas shpalljes të rezultateve të një referendumi të organizuar nga Moska në disa rajone të Ukrainës që përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës. Perëndimi e ka quajtur referendumin një farsë. Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës deklaruan fitoren në një referendum për bashkimin me Rusinë me mbi 99% të votave pro. Katër rajonet ku është votuar: Donetsk e Luhansk në lindje dhe Zaporozhia e Kherson në jug, përbëjnë rreth 15% të territorit ukrainas. “Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe. E kemi ëndërruar në vitin 2014 dhe kemi vepruar për këtë. Kjo është një ditë historike. Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe”, tha pas shpalljes së rezultateve udhëheqësi i Republikës së vetshpallur të Donetskut, Denis Pushilin.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …