Apeli e vërteton gjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që e shpalli Fatmir Limajn të pafajshëm në rastin "Bellanica"

Apeli e vërteton gjykimin e Gjykatës Themelore që e shpall Fatmir Limajn të pafajshëm në rastin “Bellanica”

Gjykata Themelore në Prishtinë, në mars të këtij viti ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi. Hoxha e Binishi ishin vrarë më 2 tetor 1998 në Komunën e Malishevës gjatë kohës së luftës, pasi, sipas prokurorisë, ishin marrë nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së. Lidhur me këtë rast, aktakuza ndaj Limajt për krime lufte ishte ngritur më 28 tetor 2016. Në aktgjykim e Gjykatës së Apelit u refuzua si e pabazë ankesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Kosovës. “Gjykata.. aktgjykimin e vlerësoi dhe gjeti se gjykata e shkallës së parë a dhënë arsye të qarta dhe të plota rreth argumentit se i akuzuarin Fatmir Limaj nuk është kryes i veprës penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile… krimet e luftës për shkelje të rënda…të përbashkët me Konventat e Gjenevës…”,thuhet në akgjykim. Aktakuza ndaj Limajt për krime lufte ishte ngritur më 28 tetor 2016. Aktakuza e ngarkonte të pandehurin Fatmir Limaj se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit. Sipas Prokurorisë Speciale Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari. Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …