Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb thotë se Berlini e mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb thotë se Berlini e mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb ka thënë sot se Berlini e mbështet anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL pasi beson se mund të kontribuojë në luftën kundër krimit. Schieb ka theksuar se INTERPOL-i është i rëndësishëm në luftën e krimit dhe beson se policia e Kosovës mund të kontribuojë. “INTERPOL është i rëndësishëm për luftën e krimin të organizuar dhe besoj se policia e Kosovës mund të kontribuojë në këtë luftë, ne nuk mendojmë se kjo ka ndikim në status”, është shprehur Schieb. Tutje, ai ka thënë se anëtarësimi në INTERPOL nuk e kërkon Kosovën, por policinë e saj. Anëtarësimi i Kosovës mund të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it e cila do të zhvillohet nga 18 deri më 21 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shchieb e ka përsëritur se Gjermania është kundër shkëmbimit të territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës si një zgjidhje, dhe ky pozicion nuk do të ndryshoj. Ai ka shtuar se kjo pikëpamje është e ndarë nga shumë vende të tjera të BE-së si dhe vendet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …