Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e përkrah protestën e paralajmëruar të zjarrfikësve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e përkrah protestën e paralajmëruar të zjarrfikësve

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmes kësaj komunikate për media i ka shprehur përkrahje Sindikatës së Zjarrfikësve lidhur me protestën e paralajmëruar për të enjten përmes së cilës kërkohet që të rregullohet statusi i juridik i zjarrfikësve, të sigurohet vija buxhetore dhe të nivelizohen pagat më shërbimet tjera emergjente, te kompensohen për punën jashtë orarit, ndërrimin e natës, punën e vikendeve dhe ditëve të festave dhe të kompensohen shërbimet mjekësore nga lëndimet në vendin e punës. Gjithashtu zjarrfikësit kanë kërkuar që të kenë pajisje të duhura për ta kryer punën e tyre ngase pajisjet momentale janë tejet minimale dhe çdo ditë rrezikohet siguria dhe shëndeti i tyre në punë. BSPK-ja shpreh keqardhje për zvarritjet e tilla që i janë bërë kësaj kategorie të punëtorëve në zgjedhjen e  çështjeve shumë esenciale që lidhet më të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës si dhe me diskriminimin e deritanishëm që u është bërë zjarrfikësve, ndaj kërkon nga institucionet relevante që sa më shpejtë të reflektojnë në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …