Apelohen qytetarët që të mos hudhin mbeturina në vende publike dhe të kujdesen për ambientin

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë, ka ndërmarrë një aksion për largimin e një deponie të mbeturinave në rrugën “Flaka e Janarit “ në Viti. Kjo zonë në këtë rrugë, ishte shndërruar nga qytetarët e pandërgjegjshëm, në një deponi mbeturinash, që paraqiste shqetësim tek banorët që kalonin në atë rrugë. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Viti, Nexhmedin Jakupi, ka theksuar se këto deponi që po krijohen nga qytetarët, janë të ndaluara rreptësisht dhe sanksionohen me ligj. “Hudhja e mbeturinave vend e pa vend, dëmton shëndetin e qytetarëve, dëmton natyrën dhe prish imazhin e qytetit. Andaj apelojm tek qytetarët, që të mos hudhin mbeturina skaj rrugëve, ndërtesave të banimit e kudo tjetër në natyrë, por atë ta bëjnë përmes kompanisë së pastrimit, e cila bënë grumbullimin dhe sistemimin e mbëturinavë”, ka thënë Jakupi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …