Vaksinimi i personelit mjekesor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” – Hani ELezit

Me furnizimin e vaksinës AstraZeneka nga Ministria e Shëndetësisë edhe në Komunën e Hanit të Elezit ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësorë.

Vaksinimin po kryhet sipas Planit të vaksinimit për COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë ku në fazën e parë është paraparë vaksinimi i personelit shëndetësorë dhe pastaj do të vazhdohet me moshat mbi 85 vjeç dhe ata me probleme shëndetësore.

Për selinin kategori që do të vaksinohet do të njoftoheni me kohë.

Faleminderim i veçantë për ekipin e vaksinimit të QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” dhe gjithë stafit mjekesor për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë në ruajtjen e shëndetit publikë duke u përballur me pandeminë COVID-19.

Luteni që gjatë vaksinimit ti rrespektoni masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës.

#Bashkëiadalim

#Vaksinohu

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …