Mirënjohës e falënderues ndaj organizatës “Qatar Charity”, për mbështetjen e ofruar në projekte të shumta sociale e shëndetësore në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, Dr. Nawaf Abdulla A H AL – Hammadi, Ndihmës-Drejtor në Dikasterin e Operacioneve dhe Programeve Ndërkombëtare dhe Mahmoud Abbas Shaker, drejtori i zyrës së kësaj organizate në Kosovë. Me këtë rast kryetari Aliu i ka falënderuar mysafirët për vizitën e tyre dhe organizatën “Qatar Charity”, për mbështetjen e ofruar në projekte të shumta sociale e shëndetësore në Ferizaj. Kryetari Aliu dhe mysafirët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në projekte të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Në 25 vjetorin e rënies heroike, u përkujtuan Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorë të tjerë

Në nderim të rënies heroike të komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra dhe …