Apostollova: Pajtohem me kryekuvendarin Veseli për dilogun dhe pajtimin e Kosovës me Serbinë

Apostolova: Pajtohem me kryekuvendarin Veseli për dialogun dhe pajtimin e Kosovës me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas një takimi njoftues me shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostolova, ka deklaruar se  Kosova shumë shpejt do ta ketë liberalizimin e vizave dhe do të jetë shpejt edhe pjesë e Bashkimit Evropian, sepse vendi ynë ka vetëm një të ardhme, e ajo është e ardhmja perëndimore.  Kryesuesja e Zyrës së BE-së  në Prishtinë, Nataliya Apostolova, tha se për fillim ajo është duke shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit të afërt me kreun e Kuvendit të Kosovës, pasi, sipas saj  në kulturën dhe sistemin demokratik të Evropës, rol të rëndësishëm luan Parlamenti. Apostolova  tha se Kosova është pjesë e shoqërisë evropiane dhe janë të interesuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Ajo veçoi faktin se Veseli përmendi dialogun jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe pajtimin me Serbinë dhe unë pajtohem me të ka thënë zonja Apostollova.

Kontrolloni gjithashtu

VV prin në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy, ndërsa LDK vetëm në Burim

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë …