Nataliya Apostolova shprehet e zhgënjyer për mosratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend

Apostolova: BE ka kërkuar nga Kosova që lufta kundër korrupsionit të jetë prioritet nga zyrtarët përmes MSA-së

Është hapur Java Kundër Korrupsionit. Në këtë ngjarje morën pjesë ambasadori i ShBA-së, Philip S. Kosnett, ai britanik, Ruari O’Connell, shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova dhe të tjerë. Shefja e BE-së, Natalyia Apostolova ka thënë se secili ka një qëllim qe ta luftoj korrupsionin. “Ky fenomen mbetet i thellë në shumë fusha dhe minon sundimin e ligjit, ekonominë, shëndetësinë e fusha tjera. Për BE lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet. Ne kemi kërkuar nga Kosova që lufta kundër korrupsionit të jetë prioritet nga zyrtarët përmes MSA, përmes liberalizimit të vizave”, ka thënë ajo.  Sipas saj është bërë përparim në disa ligje. “Veprimet e sundimit të ligjit janë vetëm një pjesë sepse luftimi ka të bëjë me një qeverisje të mirë dhe ne një reformë administrative. Përforcimi i transparencës dhe llogaridhënies është pjesë e rëndësishme e administratës. Kemi një pako të ligjeve që do ti adresoj këto çështje. Kosovarët janë ata që përfitojnë më së shumti”, ka thënë ajo duke shtuar se duhet ti jepet rasti kosovarëve qe te flasin. “Në këtë luftë jemi bashkë. Është e rëndësishme qe të dimë se për luftimin e korrupsionit duhet angazhim për çdo ditë të vitit”, tha ajo.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …