Abrashi

Arban Abrashi kërkon që të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marrëveshja Vetëvendosje – LDK

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi, ka bërë me dije se edhe të hënën ishte pro koalicionit me Vetëvendosjen. “Kërkova të afatizohet dhe të mos shtyhet më shumë arritja e marrëveshjes. LDK-së sikur në fillim edhe tash duhet t’i takojnë presidenti, kryeparlamentari dhe pesë ministri”, ka shkruar Abrashi. Ai ka thënë se është koha për ndërtimin e Qeverisë. “Partneriteti ndërtohet me mirëbesim e mirëkuptim, e jo përmes video prezentimeve, e nënçmimit të partnerit të vetëm serioz. Mos ia humbni shpresën vendit”, ka shkruar Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …