Brickos

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Hana Halili, bija e dëshmorit të kombit, Nysret Halili

Arbanë Qeriqi-Gashi: Intervistë me Hana Halilin, bija e dëshmorit të kombit, Nysret Halili

RKL: e Nderuar hana, bijë e dëshmorit të kombit, Nysret Halili, në fillim për ne dhe dëgjuesit e tanë çka mund të veçoni nga aktiviteti i Babit Tuaj për çështjen kombëtare dhe lirinë e vendit ?

Hana Nysret Halili: Babai im kontribuoi për çështjen kombëtare dhe lirinë e vendit në edukimin e shumë brezave si mësues dhe si atdhedashës, ku mësoi nxënësit se si duhet të duan Atdheun. Të luftojmë për çlirimin e tokave  të okupuara shqiptare. Ishte shembull për shumë gjenerata për atdhe dhe shumë Breza të tjerë, për humanizmin. Babi im në një rast kishte shpëtuar jetën e nxënësit të tij të plagosur rëndë në Betejën e Shtutices .

RKL: Rënia dëshmorë, Nysret Halilit, ishte humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për UÇK-në, por edhe për familjen, e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij?

Hana Nysret Halili: Po, i mbajmë kontaktet me krenari me shokët e babait, sepse ata janë dëshmia e gjallë që flasin për jetën, veprën dhe rënien heroike të tij, prandaj gjithmonë ndihemi krenar me shokët e tij .

 

RKL: Ku jeni sot Ju fëmijët e dëshmorit, a studioni, a punoni?

Hana Nysret Halili: Babi im ka lënë pas vete bashkëshorten dhe pesë fëmijë. Te martuar janë tre: Teuta, Liridona dhe Agroni janë të pa punë, unë vajza e tij Hana e ndjek rrugën e Babait si mësues, Remziu e trashëgon uniformen duke i shërbyer ushtrisë së Kosovës .

RKL: E nderuara Hana,   cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Hana Nysret Halili: Jemi deri diku të kënaqur, mirëpo ka mundur të bëhet më shumë si në rastin e punësimit te fëmijëve të Dëshmoreve .

 

RKL: Po nga OVL e UCK, dhe nga Presidenca po shpalljen e tituj e grada për dëshmorët, ata po selektohen kush dëshmor e martir e dikush hero, cili është komenti i Juaj?

Hana Nysret Halili: Unë mendoj se pse gjithë Dëshmoret duhet të Shpallen Heronj nga Presidenca e që ky titull i mungon babait tim tash e 20 vite. Gjithashtu edhe nga OVL e UÇK-së, duhet të punohet më shumë për këtë kategori .

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Hana Nysret Halili: Ne si familje e Dëshmorit nga shoqëria jemi të kënaqur me përkrahjen dhe respektin që e gëzojmë nga ta. Ndërkaq nga institucionet e vendit si familje e Dëshmorit u bënë 20 vite nga Rënia e babait dhe kurrë nuk është bërë një organizim për jetën dhe veprën e Dëshmorit Mësues .

RKL: Dëshmorët Jetën, luftën e rënien e bënë bashkë, por fatkeqësisht tani për interesa personale edhe po i ndajnë, a mendoni se, Ju familjet e dëshmorëve a duhet të reagoni për raste të tilla?

 

Hana Nysret Halili: Duhet të reagojmë sepse fatkeqësisht dhe babai ynë është ndarë dhe nuk është bërë asgjë në lidhje me jetën dhe veprën e Dëshmorit. Babai im ishte edukues i shume brezave. Ishte krahu i djathtë i Komandan, t Ilaz Kodrës. Prandaj institucionet tona duhet që të mos e lejojnë të ndodhin gjëra të tilla.

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Hana Nysret Halili: Duhet që të bëjmë dhe më shumë dhe të jemi të bashkuar për të dërguar amanetin e dëshmorit ne vend .

RKL:E nderuar Hana, të falënderojmë se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!

Hana Nysret Halili: Ishte kënaqësi që të jem në Radion Kosova Lirë, sepse ju ishit zëri ynë, prej luftës e deri me sot. Faleminderit për mundësin e dhënë.

 

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …