Arbanë Qeriqi: Intervistë me Shkëlzen Halitin, djalë i dëshmorit të kombit, Murat Haliti

Arbanë Qeriqi: Intervistë me Shkëlzen Halitin, djalë i dëshmorit të kombit, Murat Haliti

RKL: Mirë se vini në valët e radios Kosova e Lirë i nderuar Shkëlzen!

Shkëlzen Murat Haliti: Mirë se ju gjej,  ju faleminderit!

 

RKL: Në fillim për dëgjuesit e Radios çka mund të na thoni  nga aktiviteti i babit Tuaj?

Shkëlzen Murat Haliti: Babi im Murat Haliti  si një prind, gjithmonë ka qenë i përkushtuar dhe i dashur për familje si çdo prind tjetër besoj. Ajo çfarë e ka karakterizuar babin tim ka qenë atdhedashuria e kultivuar brez pas brezi në familjen Haliti. Ai ishte gjithmonë i angazhuar në lëvizjet e organizuara kundër regjimit serb.  Aktivitetin e tij nuk mund ta përkufizoj vetëm në kuadër të luftës si Komandat, ai gjithmonë i ka shërbyer vendit në forma të ndryshme, ku në kohen më të vështirë punonte në  arsimimin e gjeneratave si profesor në Gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë, me gjithë rreziqet për aktivitetin e tij ai nuk dinte të ndalej.

 

RKL: Rënia dëshmor e Murat Halitit ishte humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për UÇK-në, por edhe për familjen, e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e tij?

Shkëlzen Murat Haliti: Babi kishte rreth të gjerë miqsh e dashamirës, që përjetuan rëndë rënien e tij. Kontakte me shokët e babit me një pjesë kam, por jo ndoshta të gjithë.  Me bëjnë të ndihem akoma më shumë krenar për fjalët që  thonë për të dhe kujtimet që ndajnë me mua, kujtime që me shumë mall e dashuri për Të mi përcjellin mua.

 

RKL: Ku jeni tani, Ju bijtë e bijat e dëshmorit Murat Halitit, a studioni, a punoni?

Shkëlzen Murat Haliti: Unë kam përfunduar studimet në Fakultetin Filologjik Gjuhë dhe Letërsi Angleze dhe aktualisht jam i pa punë,  ndërsa motra ime  është në përfundim të Inxhinierisë Kompjuterike në Fakultetin Teknik.

 

RKL: Cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës?

Shkëlzen Murat Haliti:  Duke pasur parasysh  sa   shumë flitet për dëshmorë nga politikanet dhe sa ceremonia organizohet në nderim të Dëshmorëve, trajtimi i familjeve të dëshmorëve në përgjithësi  mendoj që mund të ishte edhe më i mirë nga qeveritë e pasluftës pa përjashtim!

 

RKL: Po nga OVL e UCK, dhe nga Presidenca po shpalljen e tituj e grada për dëshmorët, ata po selektohen kush dëshmor e martir e dikush hero, cili është komenti i Juaj?

Shkëlzen Murat Haliti: Sipas mendimit tim OVL e UÇK-së, ka bërë punën e duhur aq sa kanë pasur mundësie shumë korrektësi në punën e tyre. Babi im është shpallur me titullin “Hero”  nga presidenca.  Për mua janë Heronj dhe Heroina të gjithë ata që dhanë jetën për çlirimin e vendit dhe familjet e tyre meritojnë respektin dhe përkrahjen maksimale nga institucionet,  përndryshe çmimet,  organizimet,  dhe lëvdatat nuk e kanë aq kuptim në qoftë se familjaret e tyre nuk përkrahen sa duhet.

 

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Shkëlzen Murat Haliti: Ne si fëmijë të dëshmorit, kemi përfituar bursa komunale në Komunën e Mitrovicës, dhe lirimet nga pagesat administrative, dhe përfitimet e tjera të përcaktuara me ligjet e Republikës së Kosovës. Në përgjithësi vlerësoj si deri diku të kënaqshme përkrahjen, mund të ishte edhe më mirë. Përkrahja më e madhe ka qenë nga  familjaret.

 

RKL: A mendoni se po bëjmë mjaft për të quar në vend amanetin e dëshmorëve?

Shkëlzen Murat Haliti: Mendoj që nuk është bërë mjaftueshëm për vendin, dhe se amaneti i tyre akoma nuk po qohet në vend,  por shpresoj që gjeneratat e reja me potencialin e tyre do të punojnë më shumë për vendin dhe ne si shoqëri do të ndryshojmë mentalitetin duke mos qenë kaq të politizuar,  që ne një formë është edhe e imponuar të jesh i politizuar. Uroj të ndërroj ky mentalitet dhe qasja e politikes ndaj qytetareve të Kosovës të jetë me gjithëpërfshirëse pa dallime pa inate dhe pa kalkulime partiake, vetëm në ketë mënyrë  ecim përpara dhe qohet në vend amaneti i Dëshmorëve

 

RKL: I  nderuar, Shkëlzen të falënderojmë që u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë,  shëndet e suksese në jetën Tuaj!

Shkëlzen Murat Haliti: Kënaqësi të isha pjesë e kësaj interviste, ju falënderoj.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …