Arben Gashi

Arben Gashi: Nuk e votojnë Qeverinë Kurti, pasi Albin Kurti është i dënuar dhe dënimi i tij akoma nuk ka kaluar

Deputeti i LDK-së,  Arben Gashi,  ka deklaruar se deputetëtë e kësaj partie nuk e votojnë  Qeverinë Kurti, pasi Albin Kurti është i dënuar dhe dënimi i tij akoma nuk ka kaluar. Sipas tij, nuk mund të votojnë një qeveri kur ka dyshime për kushtetutshmërinë e dekretit të nxjerrë nga u.d. së Presidentit, pasi një qeveri është rrëzuar pikërisht sepse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale. “Kemi dyshime të shumta lidhur me përmbajtjen e kërkesës dhe me legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e dekretit të nxjerrë nga ushtruesja e detyrës  sepse një person i cili është dekretuar të jetë kryeministër i vendit, ndërkohë që kemi një qeveri dhe një Kuvend që ka ra pse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra, personi i cili është dekretuar është person me precendent penal, i dënuar dhe dënimi i tij akoma nuk ka kaluar. Arben Gashi foli edhe për votimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, duke thënë se është raportuar në mënyrë të padrejtë se LDK-ja  nuk ka votuar kryetarin, por ka votuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …