Fshati Berishë është bllokuar nga bora dhe komunikimi, mungesa e energjisë elektrike dhe mungesa e ujit

Fshati Berishë është bllokuar nga bora dhe komunikimi, mungesa e energjisë elektrike dhe mungesa e ujit

Dëbora që ka rënë në ditët e fundit në vendin tonë,  ka bllokuar banorët e fshatit Berishë të Rrafshnaltës, fshat i komunës së Malishevës.  Edhe pse fshati është bllokuar nga dëbora nuk janë pastruar rrugët, as është vendosur komunikimi me komunën e fshatrat e tjerë. Fshatrat e Rrafshnaltës, Berisha, Fshati i Ri, Kleçka, Divjaka, janë shkëputur jo vetëm nga komunat, por edhe nga njëri tjetri. Banorët e kësaj ane kërkojnë nga organet përgjegjëse përkatëse që të ndërmarrin masa adekuate  dhe sa më parë t’ iu shkojnë në ndihmë  banorëve të kësaj ane, pasi atje ka edhe mungesë të energjisë elektrike e vende-vende edhe mungesë të ujit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …