leoni

Sadik Halitjaha: Serbia rrezikon Kosovën, Vuçiq Milosheviqi i ri

Sadik Halitjaha: Votimi më 91 vota për Igor Simiqin ishte provimi i parë i “patriotëve” në Kuvendin e Kosovës

Ish i burgosuri politik, veprimtari, luftëtari i lirisë dhe eprori i UÇK-së, invalidi dhe veterani i luftës, Sadik Halitjaha përmes një reagimi në rrjetin social ka reaguar për mënyrën e prezantimit të Igor Simiqit nga Lista Serbe si kandidatë për kryetar të Kuvendit dhe më pas votimin e tij me vota maksimale nga deputetet e opozitës. “Përfaqësuesi i Listës Serbe kur e propozoj Igor Simiq për nën kryetar të Parlamentit. Tha se e Propozoj Simiqin nënkryetar, përfaqësues i popullit serb. Askush nuk i dha vërejtje pse nuk përmendi as Parlamentin e as Kosovën me siguri ai po ndihet sikur se është në Serbi! Askush nuk ja kujtojë se është në Parlamentin e Kosovës dhe ky Simiq duhet të jetë nënkryetar në Parlamentin e Kosovës dhe përfaqëson serbet e Kosovës në Parlamentin e Kosovës!!! Përkundrazi e shpërblyen me 91 vota ky ishte provimi i parë i “patriotëve” në Parlament! Lum Kosova për përfaqësuesit!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …