Nexhat Fazliu: Nesër bëhen 22 vite, nga rënia jote heroike, komandani ynë, Asllan Fazliu (Luani)

Nexhat Fazliu: Nesër bëhen 22 vite, nga rënia jote heroike, komandani ynë, Asllan Fazliu (Luani)

Muajt Mars, Prill dhe Maj, janë muaj të rëndë, për ne si familje, pasi që ne gjatë këtyre muajve kemi pasur humbje të mëdha si familje, ku më dt. 23 Mars 1999, bie heroikisht në mbrojtje të Qyqavicës, Komandanti Asllan Fazliu (Luani), më dt. 18.04.1999, duke vazhduar amanetin e Komandantit-vëllait Asllanit, bie heroikisht edhe Mehdiu, në fillim të muajit Maj 1999 në moshën 90 vjeçare bie axha i ynë Avdullah Fazliu, njëherit edhe bashkëluftëtar i Mehmet Gradicës dhe më datën 25.05.1999, në mbrojtje të Qyqavicës dhe të popullatës civile bie edhe babai ynë Milazim Fazliu, i cili e mori hakun e të dy nipave të tij dhe të axhës Avdullah Fazliut, të cilin e kishte edhe udhërrëfyes dhe mësues të jetës dhe luftës, dhe krejt në fund të luftës plagoset rëndë edhe Faiku, i cili edhe e humbi njërën këmbë, por edhe pse kemi humbur shumë në këtë luftë, mendoj që kemi fituar më shumë se sa që kemi humbur, sepse sot kemi lirinë dhe kemi Kosovën shtet, por edhe përkundër këtyre humbjeve, që kemi pasur ne si familje, ku ne kemi humbur katër anëtarë të familjes dhe ende kemi anëtar të familjes që i kullojnë plagët gjak, andaj të gjitha këto sakrifica që i kemi bërë, ne si familje nuk jemi pishman dhe nëse prapë është nevoja luftohet për atdhe, prapë e bëjmë të njëjtën!

Andaj edhe për kundër të gjitha humbjeve dhe sakrificave, ne ndihemi krenar, që në themelet e shtetit të Kosovës, kemi ujitur me gjakun e djemve më të mirë të familjes!

Por amanetin duhet ta vazhdojmë, pra ti bashkojmë trojet Shqiptare, sepse kështu ju e keni dhënë betimin e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lavdi Heroit Asllan Fazliu-t (Luani) dhe të gjithë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …