Arben Gashi

Arben Gashi: Prishim konsensusin për marrëveshjet ndërkombëtare në rast se Qeveria prek të hyrat vetanake të komunave

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka paralajmëruar prishje të konsensusit për marrëveshjet ndërkombëtare në rast se Qeveria prek të hyrat vetanake të komunave. Ai tha se kjo gjë s’do të lejohet të ndodhë në Kuvend meqë të hyrat vetanake të komunave janë të rregulluara me ligj dhe Kushtetutë. Ne  si Grup Parlamentar e kemi dhënë kontributin tonë edhe për ligjin për buxhetin. Mënyra qysh po e interpreton ministri është e padrejtë.  Në paaftësinë e tij të menaxhimit të çështjes, po tenton të prekë në mënyrë të drejtpërdrejt atë që është e paprekshme, Ligjin për vetëqeverisje lokale. Kushtetuta parasheh vetëqeverisjen lokale dhe autonominë financiare. Të hyrat vetanake janë të paprekshme dhe s’ka shans dhe në asnjë formë, asnjë rrethanë të hyrat vetanake të merren. Vetëqeverisja lokale është shumë specifike në Kosovë. Financat lokale rregullohen me ligj, ka saktësuar Arben Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …