Arben Gashi

Arben Gashi: Zhurma e Vetëvendosjes do të jetë gjithmonë më e ulët se sa argumenti dhe përkushtimi për punë i LDK-së

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka kritikuar qeverinë dhe Vetëvendosjen, duke thënë se zhurma e këtyre të fundit do të jetë gjithmonë më e ulët se sa argumenti dhe përkushtimi për punë i LDK-së. Kështu ka deklaruar ai në seancën e Kuvendit, ku ka shtuar se kryeministri Albin Kurti, i nxitur nga egoja po rrezikon partneritetin me ndërkombëtarët, por edhe institucionet. Me veprimin e kryeministrit, tani  kemi më pak shtet në pjesën veriore të Kosovës. Vendi po kalon një fazë delikate dhe mungesa e përgjegjësisë po shkakton zhurma. Kryeministri me sjelljet e tij ka shkaktuar problemin.  Kryeministri i Kosovës i nxitur nga egoja po rrezikon partneritetin. Ai  ka për detyrë të garantojë partneritetin ndërkombëtar. Në dëgjuam kryetaren e  grupit parlamentar të Vetëvendosjes por ato veprime janë të gabuara për Kosovën”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …